Piloti italian rrëzohet gjatë garave të motokros, do të operohet

29 Qershor 2020
9:23
Telesport
back button

Piloti italian Andrea Doviziozo, që garon në Moto GP me motorin Ducati, është rrëzuar gjatë një gare të motokros. Ai ka pësuar një frakturë të klavikulës së majtë dhe, për pasojë, do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Dovizioso, një nga kandidatët kryesorë për titullin kampion, po stërvitej për sezonin 2020 në Moto GP, duke garuar në garat rajonale të motokros, por pësoi një aksident të papritur. Dëmtimi është i rëndë dhe kërkon një ndërhyrje të menjëhershme.

Nuk dihet ende nëse Dovizioso do të jetë në pistë më 19 korrik, kur zhvillohet gara e parë sezonale në pistën e Jerez. Mediat italiane konfirmojnë se piloti do të jetë në gjendje të rikuperojë, por ky dëmtim para fillimit të sezonit ishte një “rrufe në qiell të hapur” për Dovizioso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit