“La Gazzetta dello Sport” raporton se Juventus po punon për të finalizuar me sukses dy shitje të bujshme dhe me paratë e tyre të bëjë tre blerje.
Dy lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e Igor Tudor dhe duhet të largohen janë: Douglas Luiz dhe Nico Gonzalez. Për brazilianin ka interes konkret nga Nottingham Forest, klubi i Premier League ofron 30-35 milionë euro, Juventus pret 40 milionë euro, por pritet që dy ekipet të gjejnë gjuhën e përbashkët shumë shpejt.
Për argjentinasin Gonzalez, Juventus pret të fitojë 25 milionë euro. Me shumën e fituar nga këto dy shitje, Juventus pritet të bëjë tre përforcime.
I pari në listë është Kolo Muani. Francezi pritet të huazohet për një sezon te bardhezinjtë me opsionin me të drejtë ose me detyrim blerjeje. I dyti në listë është mbrojtësi anësor i Atletico Madrid, Nahuel Molina. Juventus pritet të ofrojë 20-25 milionë euro për argjentinasin.
I treti në listë është Edon Zhegrova, për të cilin mund të arrihet marrëveshja me Lille për 15-20 milionë euro.







