Gazetari francez Daniel Riolo ka thënë për sulmuesin e Real Madrid, Kylian Mbappe: “Po shpërdorohet!”.
Duke reaguar ndaj eliminimit të Mbappe dhe Real Madridit në Champions Leasgue nga Arsenali, Riolo thotë se francezi po e shpërdoron talentin e tij duke u luajtur jashtë pozicionit.
Riolo është i bindur se Mbappe nuk do të përmbushë potencialin e tij derisa të luajë në pozicionin e tij më të mirë.
Ai tha për After Foot në RMC: “Vendi i tij nuk është si numri 9. Nëse Vinicius largohet në fund të sezonit, ok. Por prej dy vitesh, Mbappe e ka çuar veten dëm në një rol që nuk është i tij.
“Ai bën atë që mundet, shënon gola, tridhjetë të tjerë këtë vit, disa janë të mrekullueshëm, të tjerët shumë të lehtë”.
Ndërsa pranon efikasitetin e golave të ish-kapitenit të PSG-së, Riolo beson se ai maskon një humbje të vërtetë: “Që nga momenti që je përpara, është normale të shënosh. Por sa kohë do ta çojë veten dëm në këtë pozicion?
“Ne kishim një lojtar fantastik nga mosha 17 deri në 25 vjeç. Por tani, nëse ai nuk ndryshon pozicion, ne nuk do ta shohim më Mbappen që njihnim”.







