“Po të mos operohesha, do të tërhiqesha nga sporti”

15 Gusht 2022
11:37
Telesport
back button

Për të tretin vit me radhë, Marc Marquez nuk zhvillon një sezon të plotë. Piloti spanjoll i Honda u operua për të katërtën herë në tri vitet e fundit, duke duke mbyllur para kohë sezonin.

8 herë kampioni i botës në garat e motociklizmit, do të jetë këtë fundjavë në Austri, në garën e radhës në MotoGP, jo për të garuar por për të qenë pranë skuadrës dhe parë modifikimet për sezonin e ardhshëm.

Duke folur për operacionin që kreu në krahun e djathtë tri muaj më parë, ai shprehet: “Pas 4 operacionesh, duket se situata po shkon drejt rikuperimit total. Ky operacion i fundit duhej bërë, ose në të kundërt do të tërhiqesha në garat”.

Objektivi im për të ardhmen ndoshta nuk do të jetë më fitimi i titullit kampion, por dua të argëtohem duke pilotuar. Dua të pilotoj pa ndjerë dhimbje. Më pas, të shohim se deri ku mund të arrij”, tha Marc Marquez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit