Pochettino i thur lavde lojtarëve: Një lojë brilante, njerëzit duhet të besojnë te kjo skuadër

6 Maj 2024
11:56
Telesport
back button

Skuadra e Chelsea arriti një fitore të thellë e të pastër 5-0 ndaj West Ham në Premier League, duke treguar një lojë të mirë. Por, nga ana tjetër, kjo konfirmon sezonin me hope të “blues”, që ende luftojnë për një vend në Europë sezonin tjetër.

Trajneri Mauricio Pochettino, duke komentuar fitoren tha: “Jam shumë i kënaqur. Jam shumë i lumtur për lojtarët dhe stafin, ata e meritojnë këtë ndjenjë. Ishte një lojë brilante, e mahnitshme”.

Kemi lojtarë që mund të krijojnë raste dhe të shënojnë gola. Doja të mbaja portën e paprekur, sepse është e rëndësishme të mos pësojmë gola. U mbrojtëm mirë, patëm pak fat, por ishte e rëndësishme të fitonim ndeshjen”, u shpreh më tej trajneri argjentinas.

Është e mahnitshme të kesh lojtarë të përfshirë nga akademia, por ne duhet të kemi skuadrën në formë . Rikuperuam gjashtë lojtarë nga ndeshja e fundit dhe është e rëndësishme të jemi konkurrues në të gjitha fushat me lojtarë që mund të luftojnë për vendet e tyre”, tha Pochettino.

Sezoni i kaluar ishte i vështirë për të gjithë, kështu që për të ndryshuar ndjenjat dhe performancat nuk është e lehtë. Na duhet kohë dhe që njerëzit të besojnë në proces. Jemi krenarë që kemi rikuperuar ndjenjën e mirë në “Stamford Bridge”, kjo ishte një të objektivave tona”, tha Mauricio Pochettino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit