Poloni-Shqipëri, gjithçka duhet të dini mbi supersfidën e “play off”-it të Botërorit 2026

20 Nëntor 2025
14:35
Alfred Lleshi
back button

Shorti i “play off”-it europian për Kupën e Botës 2026 ka vendosur përballë Poloninë me Shqipërinë, një një duel i zjarrtë. Për të hedhur më shumë dritë mbi atë që na pret më 26 mars 2026 në transfertën polake, po “rrëmojmë” në histori, por edhe aktualitet, përmes “Transfermark”, tduke e kundruar këtë sfidë përmes statistikave interesante dhe mjaft domethënëse.

Poland 4-1 Albania (Sep 2, 2021) Final Score - ESPN

Profili i kombëtareve
Polonia
Mosha mesatare: 27.6 vjeç
Renditja në FIFA: Vend i 31-të
Vlera totale e skuadrës: 166.40 milionë €
Trajner: Jan Urban, 63 vjeç, emëruar më 16.07.2025
Efektiviteti si trajner i Polonisë: 1.63 pikë për ndeshje
Lojtari me më shumë vlerë në treg: Jakub Kiwior –25 milionë €

Albania wins 2:0 against Poland and takes first place in the group - KOHA

Shqipëria
Mosha mesatare: 27.9 vjeç
Renditja në FIFA: Vend i 63-të
Vlera totale e skuadrës: 88.20 milionë €
Trajner: Sylvinho, 51 vjeç, në detyrë që prej 02.01.2023
Kontrata: Deri më 31.12.2025
Efektivitet si trajner i kuqezinjve: 1.49 pikë për ndeshje

Euro 2024 Qualifier - Group E - Albania v Poland

Bilanci i Sylvinhos ndaj Polonisë:
Ndeshje: 2
Fitore: 1
Barazime: 0
Humbje: 1
Efektiviteti ndaj polakëve: 1.50 pikë për ndeshje
Lojtari me më shumë vlerë: Armando Broja –14 milionë €

Return without points. Defeat for Poland in Albania | National Team A | PZPN - Łączy nas piłka

Historiku i golashënuesve në këtë përballje
Edhe pse sfidat mes dy kombëtareve kanë qenë të ashpra dhe shpesh të mbyllura, disa emra kanë lënë gjurmë me golat e tyre:
Maciej Żurawski (Polonia) – 2 gola
Karol Świderski (Polonia) – 2 gola
Mirlind Daku (Shqipëria) – 1 gol
Jasir Asani (Shqipëria) – 1 gol
Refik Resmja (Shqipëria) – 1 gol
Sokol Kushta (Shqipëria) – 1 gol

Një duel i barabartë në rritje:
Shqipëria e Sylvinhos ka treguar progres të qëndrueshëm dhe e njeh mirë kundërshtarin, duke e mposhtur Poloninë 2–0 në Tiranë në vitin 2023. Nga ana tjetër, Polonia ka një vlerë më të madhe të lojtarëve në total, në tregun e sotëm të futbollit, dhe traditë të konsoliduar europiane, duke e bërë këtë sfidë një nga më të balancuarat e fazës së “play off”-it.

Diferenca në vlera financiare, renditje FIFA dhe eksperiencë e vendosin Poloninë favorite në letër, por statistikat e Sylvinhos ndaj saj dhe energjia e kuqezinjve tregojnë se përballja do të jetë e hapur dhe vendimtare.

Në mars, gjithçka do të vendoset në fushë. Poloni-Shqipëri, një duel që premton emocione, histori dhe një “biletë të artë” drejt finales së “play off”-it, ku do të gjejnë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, në rrugën drejt Botërorit 2026. Më poshtë janë të gjitha detajet e ndeshjeve mes dy kombëtareve, Poloni dhe Shqipëri, ndeshje zyrtare dhe miqësore:

Sezoni Kompeticioni Lloji i ndeshjes Data Kombëtarja pritëse Rezultati Kombëtarja udhëtuese
22/23
Eliminatore Europiani
Grupi E 10/09/2023 Shqipëria 2:0 Polonia
22/23
Eliminatore Europiani
Grupi E 27/03/2023 Polonia 1:0 Shqipëria
20/21
Eliminatore Botërori
Grupi I 12/10/2021 Shqipëria 0:1 Polonia
20/21
Eliminatore Botërori
Grupi I 02/09/2021 Polonia 4:1 Shqipëria
07/08
Miqësore
27/05/2008 Polonia 1:0 Shqipëria
04/05
Miqësore
29/05/2005 Polonia 1:0 Shqipëria
88/89
Eliminatore Botërori
Grupi 2 15/11/1989 Shqipëria 1:2 Polonia
88/89
Eliminatore Botërori
Grupi 2 19/10/1988 Polonia 1:0 Shqipëria
84/85
Eliminatore Botërori
Grupi 1 30/05/1985 Shqipëria 0:1 Polonia
84/85
Eliminatore Botërori
Grupi 1 31/10/1984 Polonia 2:2 Shqipëria
70/71
Eliminatore Europiani
Grupi 8 12/05/1971 Shqipëria 1:1 Polonia
70/71
Eliminatore Europiani
Grupi 8 14/10/1970 Polonia 3:0 Shqipëria
53/54
Miqësore
29/11/1953 Shqipëria 2:0 Polonia
49/50
Miqësore
01/05/1950 Shqipëria 0:0 Polonia
49/50
Miqësore
06/11/1949 Polonia 2:1 Shqipëria

Bilanci i përballjeve është dukshëm në favor të polakëve, me 10 fitore, 3 barazime dhe 2 disfata të tyre ndaj kuqezinjve tanë. Sa i takon golaverazhit, edhe ai anon nga Polonia. 10 gola kanë shënuar në të gjitha përballjet kuqezinjtë tanë, kundrejt dyfishit të polakëve, 20 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit