“Predatori” i frikshëm kërkon fituesin e duelit mes Miocic dhe Cormier

3 Korrik 2019
9:55
Telesport
back button

Francis Ngannou fitoi pas vetëm 71 sekondash ndaj Junior dos Santos në eventin e zhvilluar pak ditë më parë në Minnesota. “Predatori” ka ngritur zërin dhe i ka kërkuar UFC-së që t’i japë sërish shansin për të dueluar për titullin kampion bote në peshën e rëndë.

Ngannou e pati një herë këtë mundësi, kur dueloi ndaj Stipe Miocic, por dështoi. Në eventin UFC-241, Miocic do të duelojë ndaj Daniel Cormier, kampionit aktual të botës në këtë Divizion. Ndaj, Ngannou shprehet se UFC-ja duhet t’i japë shansin që të përballet me fituesin e kësaj sfide.

Unë e di që ka ende një duel mes Stipe e Daniel, por fituesi i asaj sfide duhet të vijë tek unë. Unë shpresoj që UFC ta realizojë këtë përballje me mua. Unë e dëshiroj këtë përballje për titullin kampion. Kam vendin tim në këtë Divizion, meritoj respekt”, u shpreh Francis Ngannou.

Nuk kam nevojë të bind njerëzit s ekush jam. Unë e kam bërë këtë gjë kohë më parë. Rezultatet e mia kanë bindur të gjithë. Unë e meritoj një duel për titullin kampion. Ndoshta rivalët e mi kanë frikë nga unë, por gjërat duhet të rrjedhin ashtu si duhet”, tha Ngannou.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit