PSG gjen zëvendësuesin ideal të Mbappe, gati oferta 80 milionë euro

10 Maj 2024
17:30
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain duket se po përgatit një super ofertë për Khvicha Kvaratskhelia pasi ata kërkojnë të blejnë yllin e Napolit këtë verë.

Sipas RMC Sport, trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka identifikuar yllin gjeorgjian si objektivin kryesor të klubit për të forcuar sulmin e klubit në verë pas largimit të Kylian Mbappe, i cili pritet të transferohet te Real Madrid.

Kvaratskhelia ka vazhduar të bëjë paraqitje të mira për Napoli-n këtë sezon, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 9 asiste në 42 ndeshje. Ai është ende nën kontratën fillestare të nënshkruar kur u transferua nga Dinamo Batumi, duke fituar vetëm 1 milion € neto në sezon.

Le Parisien ka shkruar se PSG është gati të ofrojë të paktën 80 milionë euro për Kvaratskhelia këtë verë, duke besuar se ai do të jetë zëvendësuesi ideal afatgjatë për Mbappe.

Atij do t’i ofrohet edhe një kontratë fitimprurëse, me një pagë shumë më të lartë se ajo që merr aktualisht te Napoli.

Tashmë ka pasur shumë raunde bisedimesh mes klubit francez dhe përfaqësuesve të gjeorgjianit, por është e qartë se Aurelio De Laurentiis nuk dëshiron ta lërë 23-vjeçarin të largohet për më pak se 100 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit