PSG ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes pas humbjes së pësuar në Champions League kundër Bayern-it në mesjavë.
Kampionët në fuqi të Francës, në fakt, nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Nantes në shtëpi.
Lojtarëve të Luis Enrique u kanë mjaftuat 2 minuta për të kaluar në avantazh me Hakimi-n, por miqtë janë kundërpërgjigjur në minutën e 38-të me Abline.
PSG kryeson renditjen e kampionatit francez me 7 pikë avantazh ndaj Monaco-s, por kjo e fundit mund ta ngushtojë diferencën në katër pikë me një fitore ndaj Marseille këtë të diel.






