PSG nuk do ta ketë të lehtë këtë sezon, Marseille fiton bindshëm dhe merr kreun (video)

8 Nëntor 2025
18:55
Telesport
back button

Ndryshe nga sezonet e tjera, ku PSG shkëputej që në javët e para të kampionatit dhe siguronte titullin shumë shpejt, këtë vit gara në Ligue 1 për titullin duket se do të jetë një betejë e fortë të paktën mes Olimpique Marseille dhe sigurisht favoritit kryesor, që janë parizienët.

Marseille fitoi sot 3-0 ndaj Brest. Angel Gomes zhbllokoi shifrat në minutën e 25-të, me një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke përfituar dhe nga një mos kontroll i mirë i topit nga portieri mik.

Mason Greenwood dyfishoi shifrat në minutën e 31-të, anglezi shënoi nga penalltia, pas një faulli brenda në zonë ndaj Paixao.

Pierre-Emerick Aubameyang vulosi fitoren 3-0 me golin e tij në minutën e 81-të, pas një pasimi të bukur të O’Riley. Pas kësaj fitoreje, Marseille ngjitet në vendin e parë me 25 pikë, ndërsa PSG me 24 pikë, por që luan nesër ndaj Lyon.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit