Landon Donovan është një legjendë e futbollit në SHBA. I lindur në vitin 1982, ai ka veshur fanellat e disa klubeve europiane gjatë karrierës, por u bë i njohur kryesisht për periudhën e gjatë me Los Angeles Galaxy.
Pas vendimit të Christian Pulisic për të mos marrë pjesë në “Gold Cup” me kombëtaren për të pushuar pas sezonit me Milanin, ish-lojtari ka qenë shumë i drejtpërdrejtë, duke kritikuar futbollistin kuqezi në një intervistë për “The Cooligans”: “Për të qenë të qartë, nuk po e kritikoj që mori një pushim. Ka luajtur shumë futboll vitet e fundit, por kritika ime ka të bëjë me momentin kur vendosi ta bëjë këtë gjë”.
Donovan vazhdon: “Unë nuk do ta kisha bërë. Nuk jam dakord me këtë zgjedhje dhe e them haptazi. Nëse do të kishte ndonjë rrethanë më të gjerë që më ka shpëtuar, si probleme personale apo të shëndetit mendor, do të tërhiqesha. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Thjesht zgjodhi t’i japë prioritet klubit”.
Edhe Mauricio Pochettino ishte zemëruar me të dikur: “Ju thoni se është lojtari ynë më i mirë. Po, është një lojtar i mirë, sigurisht, por duhet ta tregojë këtë. Nëse luan mirë dhe është më i miri, është normale që ka një vend në kombëtare.
Por nëse thotë se do të luajë, do të bëjë këtë apo atë, atëherë duhet të ndodhë ashtu siç do ai. Kur firmosa kontratën me federatën, e bëra për të qenë trajneri kryesor, jo një kukull. Pra, vendimet i marr unë si trajner”.







