Quartararo dominon provat e lira në Sepang, Rossi më i shpejtë se Marquez

1 Nëntor 2019
9:26
Telesport
back button

Fabio Quartararo me Yamaha Petronas ishte më i shpejti sot në pistën e Sepang, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Malajzisë (ora 08:00). Francezi dha kohën 1’58”576, duke lënë pas 3 pilotë italiane: Andrea Dovizioso me Ducati, Valentino Rossi me Yamaha dhe Franco Morbidelli me Yamaha Petronas.

Habit vendi i 13-të në privat e lira për kampionin e botës Marc Marquez me Honda, +1.6 sekonda më i avashtë se Quartararo, që ishte i pakapshëm në pistë. Jorge Lorenzo me motorin tjetër Honda u klasifikua në vendin e 17-të, ndërsa Maverick Vinales, me motorin Yamaha, u rendit në vendin e 9-të. Të shtunën do të zhvillohet provat zyrtare

Lajme të tjera

Lajmet e fundit