Quartararo dominon provat e lira, “OK” Marquez dhe Rossi

23 Gusht 2019
16:59
Telesport
back button

Piloti francez Fabio Quartararo me Yamaha Petronas, dha kohën më të shpejtë sot në pistën e Silverstone, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Moto GP. Piloti dha kohën 1’59“225, kohë rekord për këtë pistë.

Në vendin e dytë u rendit spanjoll i Honda Marc Marquez, duke lënë pas dy pilotët e Yamaha, Maverick Vinales dhe Valentino Rossi. Gjithsesi, Marquez ishte gati gjysmë sekondi më i shpejtë se rivalët, por ajo që ra në sy ishte një përmirësim i kohëve të Yamaha.

Zhgënjen motori Ducati, të paktën për momentin, në vendin e gjashtë me Andrea Doviziozo dhe të dhjetin me Danilo Petrucci, ndërsa Alex Rins me Suzuki ishte i 15-ti. Rikthehet në pistë pas gati dy muaj pushim Jorge Lorenzo, me motorin tjetër Honda, por u klasifikua i parafundit (vendi 21), me 3.6 sekonda më avash se Quartararo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit