Sipas asaj që raporton prestigjozja “Kicker”, Real Madrid dhe Liverpool, dy klubet që janë përmendur vazhdimisht për interesimin ndaj Joshua Kimmich, janë tërhequr nga mundësia për të transferuar mesfushorin gjerman në verë.
Real Madrid ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Kimmich për shkak se është i kënaqur me opsionet aktuale që ka në mesfushë dhe formën e tyre të mirë. Tchouameni, Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde kanë besimin e plotë të klubit, ndaj është refuzuar dhe mundësia për të sjellë falas në verë mesfushorin e Bayern-it.
Për arsye të ngjashme, edhe Liverpool ka vendosur t’i japë fund interest për Kimmich sipas raportimit në fjalë. Gjithashtu, klubi i kuq është i dhënë më shumë të investojë në lojtarë të rinj që të shërbëjnë për një periudhë afatgjatë, dhe mosha e Kimmich në këtë rast nuk e favorizon.
Pavarësisht refuzimit nga Real dhe Liverpool, ka ende klube të mëdha si Manchester City, Barcelona, Arsenal e PSG që po ndjekin nga afër situatën e mesfushorit gjerman.







