Real Madrid hyn në garë për mesfushorin e Serisë A

11 Tetor 2024
13:59
Denis Hakanaj
back button

Sipas Defensa Central, Real Madridi ka hyrë në garë për të nënshkruar me brazilianin e Atalanta-s, Ederson.

Mesfushori është një objektiv edhe i gjigantëve të Premier League Liverpool dhe ka një vendim për të marrë në ditët në vijim.

Kampionët në fuqi të La Liga-s dhe Champions League po kërkojnë të gjejnë një zëvendësues për legjendën gjermane Toni Kroos, i cili u tërhoq nga futbolli këtë verë.

Ederson është një nga lojtarët që po mendohet të zëvendësojë Kroos.

Real Madridi shpreson ta bindë 25-vjeçarin, pasi ata kërkojnë të dominojnë në sezonin e ardhshëm.

Ederson u transferua tek Atalanta në vitin 2022 nga Salernitana për një rreth 22.9 milionë euro. Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë tre asiste në 100 ndeshje për skuadrën e Serie A.

Braziliani ishte pjesë e skuadrës që triumfoi në Europa League sezonin e kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit