Ancelotti: Nuk e kam marrë kurrë në konsideratë idenë e drejtimit të një ekipi kombëtar, ja arsyeja

30 Dhjetor 2024
10:58
Telesport
back button

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur për mediat italiane në lidhje me thashethemet e përhapura verën e kaluar, se aim und të bëhej trajneri i Brazilit.

E kam thënë gjithmonë se më pëlqen të zbres në fushën e stërvitjes çdo ditë dhe nuk e kam marrë kurrë në konsideratë idenë që të stërvit njëq ekip kombëtar”, tha Ancelotti.

Ndihem mirë këtu ku jam dhe jemi brenda objektivave tanë. Natyrisht që  ka edhe luhatje, por kjo është pjesë e punës”, shtoi trajneri italian, një ndër më të mirët në histori.

Prej muajsh është përfolur se Ancelotti mund të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, por ai ka mohuar gjithnjë. Te “los blancos” luajnë mjaft braziliane që e kanë ftuar të drejtojë amerikano-latinët.

Zërave për drejtimin e Romës në të ardhmen iu përgjigjet kështu: “Claudio është mik i imi, po bën një punë shumë të mirë me Romën, jam shumë i lumtur për të. Jam shumë i lidhur me Romën, nuk mund ta harroj kohën që kam kaluar atje kur isha i ri. Roma është gjithmonë një kujtim i shkëlqyer, por mes fjalës dhe veprës është një det i madh.

Tani jam mirë këtu dhe nuk dua të mendoj për atë që do të jetë e ardhmja ime. Cikli në Madrid nuk mbyllet kurrë. Ditën që fiton një titull, menjëherë mendon për të ardhmen dhe titujt e tjerë që mund të fitosh. Titulli tjetër që mund të fitojmë është Superkupa, pastaj Liga e Kampionëve, kampionati, Botërori i Klubeve. Këtu cikli nuk mbyllet kurrë dhe është gjë e mirë, sepse më mban të motivuar”.

A do të jetë Real Madridi, klubi i fundit për Ancelottin? “Kush e di, këtë nuk mund ta di. Kush e di sa vite do të qëndroj këtu. Kam kontratë në fuqi për dy vite, por marrëveshjet e tilla mund të shuhen ose të zgjaten”, – shton “Carletto”.

Ancelotti dha mendimin e tij shkarkimin e Paulo Fonseca nga Milani: “Unë mbetem i mendimit se shkarkimi i trajnerit është pjesë e punës së tij. Jam shkarkuar vetë disa herë. Kur ka probleme skuadra, përgjegjësia bie mbi trajnerin. Nuk është e drejtë, por kjo është e vërteta. Një trajner në punën e tij është shpesh i vetmuar, veçanërisht në momentet e vështira.

Mund të diskutohet për mënyrën e shkarkimit, por në fund të fundit trajneri ndërpret punën dhe largohet. Unë e kuptoj, kjo është pjesë e punës sonë, ndodhin këto gjëra. Sidoqoftë, kur mbyllet një derë, hapet një dritare. Më vjen keq, por karriera e Fonseca do të vazhdojë diku tjetër”.

Mbi sfidën e humbur në “Bernabeu” ndaj Milanit, në Ligën e Kampionëve: “Ne u përballëm me kuqezinjtë disa muaj më parë, luajtën shumë mirë dhe e merituan të fitonin. Ndoshta më pas Milani nuk gjeti vazhdimësinë që kërkonte pronësia dhe drejtuesit. Përshtatja e trajnerit dhe lojtarëve të rinj duhet të jetë në përputhje me rezultatet, veçanërisht në klube të mëdha si Milani”.

Për kalendarin asfiksues të futbollit të sotëm: “Tani fokusi është te numri i ndeshjeve, kalendar i mbingarkuar dhe strapacues për lojtarët. Nuk po stërvitemi më, janë vetëm ndeshje dhe rikuperime. Kështu nuk mund të shkojmë përpara, me ndeshje çdo tri ditë gjatë gjithë vitit. Kjo rrezikon shëndetin e lojtarëve, duke sjellë shumë dëmtime”.

Në fund analizoi edhe garën e titullit në Serie A: “Kampionati italian është emocionues, ka shumë skuadra të forta. Interi është më i konsoliduari dhe ka një grup shumë konkurrues lojtarësh. Atalanta është aty, edhe Napoli është ringjallur me punën e Contes, i cili ka sjellë shumë stabilitet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit