Real Madridi debutoi në edicionin e ri të Champions League duke marrë një fitore të vuajtur kundër Marseille.
Los Blancos po provojnë gjithçka, brenda dhe jashtë fushës, duke filluar nga frikësimi i kundërshtarëve të tyre sapo zbresin nga autobusët: nuk ka kaluar pa u vënë re strategjia e re e spanjollëve, që kanë shfaqur kopje të të gjithë trofeve të tyre në Champions në një vend vërtet unik.
Ndryshimi u kap nga fotografët para ndeshjes kundër Marseille dhe i la të gjithë të mahnitur. Klubi ka vendosur të gjitha 15 kupat e fituara gjatë historisë së tij, të shfaqura me kujdes në korridorin nëpër të cilin kalojnë të gjithë lojtarët për të hyrë në stadium.
⏳ Ganas de Champions… pic.twitter.com/ecxxYaY01A
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 16, 2025
Është një lloj “hileje” psikologjike për të frikësuar rivalët, të cilët përshëndeten nga historia e Real Madridit, një kujtesë që shërben për t’i bërë lojtarët t’u dridhen gjunjët para se të dalin në fushë.
Los Blancos e bëjnë të qartë se janë mbretërit e Europës duke shfaqur të gjithë koleksionin e tyre prestigjioz, një truk për të trembur kundërshtarët e tyre, por edhe për t’i kujtuar ekipit të gjitha sukseset që kanë arritur gjatë gjithë historisë së tyre.







