Kundershtari i Shqiperise ne grupin e Euro 2024, Kroacia e trajnerit Zlatko Dalic filloi përgatitjet e saj për Kampionatin Europian me një fitore të pastër – ashtu si Shqiperia ndaj Lihtenshtejnit – 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke i shkaktuar maqedonasve humbjen e shtatë në tetë ndeshjet në transfertë.
Kapiteni i kroatëve në këtë duel ishte Mateo Kovacic, në mungesë të Modric qe sapo ka fituar Champions dhe ka disa dite leje me shume. Për mesfushorin e Manchester City, kjo ishte ndeshja e 100-të me kombëtaren kroate.
EUROGOLI I LOVRO MAJER – VIDEO
Eurogoli i Lovro Majer nga goditja e dënimit i dhuroi epërsinë Kroacisë, ndërkohë që ishte sërish mesfushori i Wolfsburgut, i cili në minutën e 45-të, dyfishoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, ndërkohë që në fragmentin e dytë të ndeshjes, për të “vulosur” triumfin mendoi fituesi i Europa League, lojtari i Atalantas, Pasalic, në minutën e 79-të.
GOLI I LOVRO MAJER 2-0 – VIDEO
Kujtojmë që Kroacia është rivalja e Shqipërisë në Grupin B të Europianit. Dy kombëtaret ballkanase do të ndeshen së bashku më 19 qershor në orën 15:00 në Hamburg.







