Rivali i radhës për Khabib? Plani B është më i mirë se Plani A

9 Shtator 2019
9:34
Telesport
back button

Khabib Nurmagomedov pritet të mbrojë titullin kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse ndaj Tony Ferguson. Një duel që është planifikuar për t’u zhvilluar edhe më parë, por për arsye të ndryshme ka dështuar disa herë.

Ndoshta viti 2020 është i duhuri për të parë në kafaz dy sportistët, të dy mundës të mirë. “Tony Ferguson është kandidati i parë për të dueluar ndaj Khabib për titullin kampion. Ky është Plani A. Gjithnjë nëse ai e pranon këtë sfidë dhe është gati”, tha Dana White.

Më tej, presidenti i UFC-së tha: “Të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë herë. Çfarë do të ndodhë nëse Tony nuk pranon ose tërhiqet? Kemi një Plan B. E kam një alternativë, ai është Conor McGregor”, u shpreh Dana White, duke befasuar me alternativën.

Dueli mes Khabib dhe Conor është i mirëpritur, ka kuptim për të gjithë. Conor e do me çdo kusht këtë sfidë dhe mbi të gjitha edhe fansat e duan këtë përballje të dytë mes tyre. Të shohim…”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit