Rodrygo takim me Xabi Alonso për të ardhmen, tek Arsenal “përgjojnë” pas dere për informacione

6 Qershor 2025
10:42
Telesport
back button

Thashethemet rreth të ardhmes së Rodrygos nuk tregojnë shenja se do të ndalen, por ende e shtyjnë atë larg Madridit. Braziliani, tashmë 25 vjec, është në fakt një objekt dëshire për Arsenal, që po kërkon një sulmues të krahut të majtë dhe një qendërsulmues.

Drejtori i ri sportiv i “Topçinjve”, Andrea Berta, po mbledh informacione mbi lojtarët më të mirë në dispozicion në treg dhe së bashku me trajnerin Mikel Arteta kanë shënuar disa emra në listën e blerjeve. Përfshirë edhe Rodrygo.

Braziliani është në krye, së bashku me lojtarë të kalibrit të Nico Williams, Leroy Sané dhe Morgan Rogers. Sipas asaj që u raportua nga “Sky Sports”, Rodrygo do të ketë një takim javën tjetër me trajnerin e ri të Real Madrid, Xabi Alonso.

E ardhmja e lojtarit është ende e pasigurt pavarësisht se ka ende tre vjet të mbetura në kontratën e tij. Arsenal pret të marrë lajme pozitive sa më shpejt, ndërkohë që edhe po ndjek nga afër objektiva të rëndësishëm në merkaton e verës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit