Rossi: Ditët e diela pa gara do të jenë të mërzitshme, por…

26 Nëntor 2021
10:31
Gentian Spiri

Në Milano është organizuar një event lamtumire për pilotin italian Valentino Rossi, që pas 26 vitesh karrierë, ku fitoi 9 tituj kampionë në motoçiklizëm, vendosi të tërhiqej. “One More Lap” (një xhiro më shumë) ishte eventi që mblodhi mijëra fansa të “doktorit”, që i përshëndeti adhuruesit e tij.

Nuk do të jenë të lehta ditët e diela për mua pa gara, por tani kam marrë një vendim dhe nuk ka më kthim pas. Do të më pëlqente ta fitoja edhe një titull tjetër, të arrija kuotën e 10 titujve. Gjithsesi, do të më mungojë dashuria e tifozëve, që edhe këtë herë ishin të shumtë për mua”, tha Rossi.

Së shpejti Rossi do të bëhet baba dhe për të do të nisë një kapitull tjetër: “Kam edhe pak muaj para se të ndryshoj status. Tani do të merrem më shumë me akademinë time, duke ndihmuar të rinjtë. Ndoshta do të shëndoshem dhe do të lë mjekër”, tha Rossi duke qeshur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit