Rossi: Koha për të ndryshuar kurs, motori ka një “asset” tjetër për Portimao

14 Prill 2021
10:05
Gentian Spiri

Dy garat e para sezonale në MotoGP të pilotit italian Valentino Rossi me motorin Yamaha Petronas kanë qenë një zhgënjim. Ai ka mundur të grumbullojë vetëm 4 pikë, teksa është renditur një herë i 12-ti dhe një herë i 16-ti në dy garat e zhvilluara në Doha. Shumë larg pretendimeve që ai kishte para fillimit të sezonit.

Në prag të garës së tretë sezonale, atë që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Portimao (Portugali), Rossi tha: “Këtu, Yamaha Petronas vjet u renditet e treta. Shpresoj që edhe këtë vit të kemi këtë fat me motorin. Kjo është një pistë fantastike, ndryshe nga të tjerat e njëkohësisht e vështirë”.

Ndryshe nga Doha, kemi gjetur një aset më të mirë për motorin, që mendoj se do të më ndihmojë gjatë garës. Unë e ndjej që si motori ashtu edhe unë kemi mundësi për më shumë. Na pret një fundjavë e vështirë, pasi duhet të tregojmë se ku jemi realisht”, u shpreh Valentino Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit