Rossi: Nuk dua titullin, dua një Yamaha që të duelojë për titull

11 Dhjetor 2018
18:33
Telesport
back button

Pas vendit të tretë të arritur këtë sezon në Botërorin 2018 të Moto GP, piloti italian Valentino Rossi ka një kërkesë të veçantë për vitin 2019. Ai nuk pret që dikush t’i bëjë “dhuratë” titullin e 10-të kampion në karrierë, ai kërkon nga Yamaha një motor kompetitiv, që t’i japë mundësi të duelojë vetë për këtë titull jubilar.

Ikona e Moto GP prej muajsh ankohet se motori Yamaha nuk është në gjendje të duelojë me rivalët e Honda apo Ducati, ndaj Rossi lutet që vitin 2019 situata të jetë ndryshe. “Duhet të përmirësojmë 3-4 gjëra në motorin Yamaha në mënyrë që të rikthehemi kompetitivë. Unë pres që Yamaha të më vërë në dispozicion një motor të shpejtë, pastaj më takon mua në pistë të fitoj titullin”, tha Rossi.

Tani do të pushoj pak kohë, për të qenë gati për shkurtin, kur nisin testet dimërore, shpresoj që testet e para të jenë të mira, në mënyrë që të themi që në fillim fjalën tonë. Dua që në shkurt të pilotoj një Yamaha më të fortë, nuk dua që inxhinierët të më zhgënjejnë sërish. Dua që viti 2019 të jetë ndryshe për mua dhe Yamaha”, u shpreh Valentino Rossi.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit