Rrëfehet McGregor: Ky është pengu i vetëm i karrierës time

26 Nëntor 2020
14:11
Telesport
back button

Conor McGregor do të rikthehet në kafaz në eventin UFC-257, që do të zhvillohet më 23 janar në Abu Dhabi. Irlandezi do të duelojë ndaj amerikanit Dustin Poirier, një revansh për këtë të fundit, pasi McGregor e ka fituar përballjen e parë mes tyre.

Në një intervistë për “Daily Mail”, irlandezi bëhet nostalgjik dhe kujton kohët kur mbretëronte në UFC. Para disa vitesh (2016), ai ishte kampioni i dyfishtë i botës, por tashmë nuk ka asnjë titull.

Duke reflektuar për kohën e shkuar, McGregor thotë: “Më vjen keq që nuk pata mundësinë të dueloj edhe për titullin e tretë kampion bote në UFC. Duhej të dueloja ndaj Tyron Woodley”, tha irlandezi, që zgjodhi një rrugë tjetër, duke zhvilluar një duel boksi ndaj Floyd Mayweather.

Mund të isha bërë kampion i trefishtë i botës në artet marciale mikse. Gjithsesi, ka ende kohë dhe mundësi të tjera përpara”, tha irlandezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit