Sacchi: Italia e Mancini-t ka bërë më shumë nga sa mendohej. Ja çfarë i mungon

10 Qershor 2021
21:35
Denis Hakanaj
back button

Arrigo Sacchi ka analizuar shanset e Italisë në Europian.

“Kjo Itali ka korrur më shumë nga sa mund të mendohej Luan një futboll të mirë, argëtues dhe emocionues, një lojë skuadre, por nuk ka lojtarë të jashtëzakonshëm”, ka thënë ish-trajneri për Fan Rating.

“Kombëtarja ka luajtur gjithmonë mirë, ka qenë një surprizë sepse vinim nga një prej momenteve më të shëmtuar të futbollit italian. Mancini ka sjellë ide të reja, një lojë më sulmuese dhe dominuese”, ka shtuar Sacchi.

“Sa më shumë e ke zotërimin e topit, aq më shumë rriten lojtarët. Skuadrat italiane rreshtojnë shumë pak lojtarë italianë: duhet të kemi pak më shumë krenari”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit