Sacchi “shenjtëron” Gasperini, De Rossi dhe Italiano: Kur idetë vlejnë më shumë se paratë

8 Maj 2024
9:43
Alfred Lleshi
back button

Në faqet e edicionit të sotëm të “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Milanit dhe kombëtares italiane ndër të tjera, Arrigo Sacchi komentoi angazhimet me të cilat Fiorentina, Atalanta dhe Roma do të përballen në Europë sot dhe nesër.

Verdhekuqtë përballen me një sfidë të komplikuar, të cilën Sacchi, duke përdorur terminologjinë e çiklizmit, e krahason me Mortirolo: “Do të duhen këmbë, frymë dhe guxim”.

Atalanta, nga ana tjetër, ka shanse të shkëlqyera për të kapërcyer pengesën e Marseille dhe shkuar në finale. Më në fund, Fiorentina duhet të luajë siç di, sepse ndeshja në Brugge nuk është veçanërisht e komplikuar për vjollcët.

Më pas duke u ndalur te trajnerët, Sacchi shkruan: “Nëse vëzhgojmë trajnerët e këtyre tri skuadrave, kuptojmë menjëherë se përballemi me tre strategë dhe jo me tre taktikë. Gasperini, De Rossi dhe Italiano fokusohen te loja, te grupi dhe jo tek individi.

Në këtë mënyrë i ndihmojnë klubet e tyre, sepse nuk duhet të shpenzojnë miliona në tregun e transferimeve, por mbështeten në ide dhe punë, përmirësojnë materialin njerëzor që kanë në dispozicion”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit