Sarri: Kur pëson gol pas 2 minutash bëhet e vështirë. Gjyqtari? Është koha t’i marrim me qira nga jashtë…

10 Nëntor 2025
7:37
Alfred Lleshi
back button

Maurizio Sarri pranoi epërsinë e Interit, pas humbjes në “San Siro”: “Kur pëson gol pas 2 minutash, sidomos kundër një skuadre më të fortë teknikisht, bëhet shumë e vështirë. E nisëm të lëkundur, pastaj jemi futur sërish në lojë, por kundërshtari ishte më i fortë. Nuk ishte ndeshje katastrofike, por më vjen keq për dy golat që erdhën nga topa të humbur”.

Sarri theksoi mungesën e një sulmuesi tipik: “Aktualisht nuk kemi një ‘9’ klasik, përveç Taty. Të tjerët e interpretojnë ndryshe rolin. Po e vuajmë mungesën në zonë, edhe pse patëm dy raste të pastra”. Për merkaton: “Ende nuk më kanë thënë nëse është hapur apo jo. Kur të jetë zyrtare, do flasim për detajet”.

Trajneri pa gjithsesi sinjale pozitive: “Skuadra po rritet mendërisht. Pas golit të parë mund të ishim dorëzuar, por reaguan mirë”. Në fund, thumboi gjyqtarët: “Interi do fitonte me çdo gjyqtar, por është koha të marrim gjyqtarë të huaj. Nuk shoh më arbitra me nivel në Serie A. Edhe një shenjtor si Padre Pio do të ishte zemëruar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit