Schweinsteiger ka të drejtë, Gjermania nuk ka emocion dhe grintë. Rrezikon Botërorin?

5 Shtator 2025
16:37
Telesport
back button

Gjermania e madhe, vetëm në letër. Jo për listën e skuadrës, por për emrin që ka.

Në fakt, vetëm emri i ka mbetur. Me humbjen e djeshme kundër Sllovakisë, Julian Nagelsmann u duk i tronditur dhe thuajse i pashpresë.

“Luajtën lojtarët më të mirë në Gjermani, përveç të dëmtuarve”, tha tekniku i “Pancerave”. Ka të drejtë. Mungonte vetëm Jamal Musiala.

Woltemade u shit për 90 mln euro te Newcastle, por në fushë nuk e tregon se sa “madhështor” është. As Wirtz, i transferuar te Liverpool për rreth 125 mln euro.

Gjermania vuan sidomos në mbrojtje. Dyshja Tah-Rudiger duket sikur ka disa thasë mbi supe, shumë të rëndë. Ata nuk e kanë klasin për të qenë titullar të Gjermanisë.

“Pancerat”, ndërkohë, kanë thuajse një dekadë pa mbrojtës anësorë. Situatë më dramatike se kurrë.

Bastian Schweinsteiger mbrëmë foli hapur: “Skuadrës i mungon emocioni dhe nervi. Loja nuk fitohet me emra dhe cilësi, por me emocion dhe grintë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit