“S’është e lehtë për Mancini-n me kaq shumë të huaj”, Cannavaro: Kam një propozim

22 Shtator 2022
19:01
Denis Hakanaj
back button

I ftuari i Sky, trajneri i ri i Benevento-s Fabio Cannavaro flet për aventurën e tij të parë si trajner në Itali, në Serinë B:

“Unë kam pasur gjithmonë presion, është pjesë e futbollit. Benevento? Jam ndalur  për një vit dhe fola me shumë klube, por disa prej tyre nuk më bindën. Fati i një trajneri është të shkojë në një mjedis ku të mund të punojë dhe të ketë një linjë direkte me klubin.

“Zona playout? Shifrat thonë se kemi vështirësi për të shënuar dhe do të duhet të punojmë shumë, ajo që më shqetëson është gjendja e lojtarëve të shumtë që kanë ardhur në fund të merkatos dhe me vështirësi.

“Objektivi im i parë do të jetë t’i rikuperoj dhe më pas të punoj shumë në fazën e sulmit dhe në konceptet që duhet të ketë një ekip, është shumë stimuluese”.

Italia jashtë Botërorit, shumë të huaj në Serinë A?

“Sigurisht që po, italianët janë të paktë dhe trajneri duhet të jetë në gjendje të zgjedhë, në vitin 2006 shifrat ishin të përmbysura, e gjithë bota po ecën në këtë drejtim.

“Mund të ndryshohet, ndoshta këto lehtësime tatimore që ndihmojnë klubet për të regjistruar të huajt, mund të përdoren për t’u marrë pasaportën pas pesë vitesh dhe për të luajtur për kombëtaren italiane, duke qenë se ne u japim mundësinë të luajnë në Serie A.

“Italia duhet të ndryshojë, përndryshe FIFA do të duhet të rrisë numrin e pjesëmarrësve në 100 ose ne nuk do të shkojmë më atje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit