Bisedimet janë duke u zhvilluar për të zhvilluar një tjetër sfidë të madhe në peshën e rëndë në boks mes dy boksierëve ende të pamposhtur në ring. Bëhet fjalë për sfidën mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Fabio Wardley.
Anglezi vjen pas një triumfi emocionues në raundin e 11-të ndaj neo-zelandezit Joseph Parker. Fitorja i dha titullin e përkohshëm në kategorinë WBO dhe tani është zhvendosur në një pozicion të mirë për të detyruar Usyk të përballen.
Ndërsa ukrainasi mbrojti titujt kampionë bote në korrik, me një fitore mbresëlënëse ndaj Daniel Dubois. “Për momentin, marrëveshja është që Usyk duhet të mbrojë titullin e tij WBO kundër Fabio. Ne jemi në negociata“, tha promotori Frank Warren.
“Nëse nuk mund të biem dakord për kushtet, do të shkojë në ofertën e mbyllur. Kushdo që fiton këtë ofertë do të përcaktojë se ku do të zhvillohet ajo ndeshje, data dhe më pas kontratat do të duhet të nënshkruhen”, shtoi Warren.
Më tej, promotori i njohur shtoi: “Nëse Usyk nuk e nënshkruan kontratën, atëherë Wardley do të marrë titullin e WBO dhe do të shohim për një boksier tjetër”. Wardley ka një rekord prej 20 fitores e 1 barazim në karrierë.
Ndërsa Oleksandr Usyk ka një rekord prej 24 fitoresh e asnjë humbje (15 fitore me KO) dhe ka qenë dy herë kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë. Ukrainasi ka thënë se do të rikthehet në ring vitin tjetër.







