Alan Shearer, ish-sulmuesi dhe tani komentator sportiv televiziv, u shpreh kështu për Liverpool-in e Arne Slot, që debutoi me fitore në Premier League kundër Ipswich Town: “Sezonin e fundit, Liverpool përfundoi i treti në Premier League. Nuk mendoj se do t’i humbasë shanset që ka për t’u kualifikuar në Champions League, tani që Arne Slot është në krye të ekipit.
Jurgen Klopp është një realitet tepër i vështirë për t’u ndjekur, por ‘Redas’ kanë ende shumë cilësi në skuadrën e tyre dhe shumë opsione në pozicionet sulmuese. Ata nuk kanë nënshkruar ende me askënd këtë verë, por do të habitesha nëse kjo do të ndodhte në fund të këtij muaji. Ne do të duhet të presim dhe të shohim se si Slot e bën grupin ekzistues të luajë, dhe me çfarë ritmi, gjithashtu çfarë po ndodh me disa nga yjet e njohur të Liverpool.
Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah janë të gjithë në vitin e fundit të kontratave të tyre dhe. Ndërsa Trent është vetëm 25 vjeç, Van Dijk është 33 dhe Salah 32 vjeç. Mendoj se së shpejti do të zbulojmë nëse e ardhmja e tyre do të jetë në ‘Anfield’ apo jo”.







