Shënojeni këtë emër… Arbion Seferi, futbollisti shqiptar që po surprizon në Francë

7 Tetor 2025
15:54
Alfred Lleshi
back button

Në Francë po rritet në heshtje një tjetër futbollist shqiptar që meriton vëmendje. Quhet Arbion Seferi, është 24 vjeç, por tashmë ka grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin francez, duke kaluar me vendosmëri çdo shkallë të karrierës.

Sulmues 1.78 metra i gjatë, Arbioni është një lojtar i djathtë natyral, por ka aftësinë për të luajtur me efikasitet edhe në krahun e majtë, si anësor ofensiv modern, teksa kombinon shpejtësinë, teknikën dhe instinktin për gol. Aktualisht është pjesë e AS Saint-Priest, një klub që njihet për përgatitjen e futbollistëve cilësorë dhe stilin e lojës me bazë të fortë taktike.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Rruga e tij nuk ka qenë e lehtë, por plot përkushtim: nga Montchat Lyon, FC Lyon, St-Cyr Coll, Mi.Trévoux, Ain Sud e deri te Velay, Arbion Seferi ka ndërtuar hap pas hapi një profil solid lojtari që di të bëjë diferencën në fazën ofensive.

Në çdo skuadër ku ka luajtur, ka lënë gjurmë me karakterin e tij luftarak dhe ndjesinë për gol, duke u kthyer në një pikë referimi për shokët e ekipit. Me këtë ritëm dhe me ambicien që e karakterizon, Arbion Seferi është një emër që klubet shqiptare të Superiores do bënin mirë ta kishin në radarët e tyre.

Football/Coupe de France (7e tour). En éliminant Saint-Marcel, Montchat  s'offre Sochaux

Një profil i gatshëm për të sjellë energji dhe fantazi në krahët e sulmit. Po ashtu, nuk do të ishte keq nëse shumë shpejt skautët e kombëtares kuqezi do ta ndiqnin me vëmendje. Një tjetër talent shqiptar që kërkon të ngjitet lart me punë, besim dhe ëndrrën për ta përfaqësuar flamurin kuqezi në nivele edhe më të larta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit