Shënon një tjetër Garcia, Real “mbaron” punë shpejt ndaj Dortmundit (video)

5 Korrik 2025
22:32
Telesport
back button

Në New Jersey po luhet çerekfinalja e fundit mes Real Madrid dhe Dortmund për Kupën e Botës për Klube. Sigurisht që madrilenët vijnë si ekipi favorit në këtë përballje, por verdhezinjtë kanë treguar që janë një “kockë” e fortë për këdo, aq më tepër që në këtë kompeticion kanë treguar një formë shumë të mirë.

Madrilenët e kanë nisur mjaft mirë takimin dhe kanë kaluar në avantazh pas 10 minutave lojë, falë një kombinimi perfekt mes dy të rinjve, Arda Guler dhe Gonzalo Garcia.

Krosimi perfekt i turkut shfrytëzohet në mënyrën e duhur nga sulmuesi i ri spanjoll, i cili shënon golin e katërt në këtë kompeticion, duke qenë padyshim zbulimi më i madh deri tani. Shihgolin

Në minutën e 20-të, ishte radha e një tjetri Garcia për të shënuar golin e dytë. Fran Garcia dërgoi topin në rrjetë pas një dalje në sulm dhe asistit perfekt të Alexander Arnold. Pas 30 minutash lojë, Real Madrid po kryeson 2-0 dhe kualifikimi për në gjysmëfinale duket i vulosur.

SHIHGOLIN2

Lajme të tjera

Lajmet e fundit