Shkak Kupa e Botës, debutimi i Mourinho te Real Madrid do të nisë nga Barcelona

14 Korrik 2026
17:34
Telesport
back button

Tashmë është zyrtare. Debutimi i Jose Mourinho pas rikthimit si trajner te Real Madrid do të nisë nga Barcelona. Klub madrilen do ta nisë sezonin e ri në transfertën ndaj Espanyol, më 22 gusht, ora 21:30.

Duke qenë se ndeshja e javës së parë në kalendar ndaj Real Sociedadit do të shtyhet për shkak të pjesëmarrjes së lojtarëve në Kupën e Botës, debutimi i Mourinhos do të nisë pikërisht nga Barcelona.

Më pas, Real Madrid do të luajë dy ndeshje rresht në “Santiago Bernabeu”. Më 26 gusht, ndeshja e shtyrë ndaj Real Sociedad dhe më 30 gusht ndaj Malagës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit