Pavarësisht se Bayern ka refuzuar vazhdimisht interesin e klubeve të tjera të mëdha ndaj Harry Kane, anglezi vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar në merkato.
Aktualisht sulmuesi është i përqëndruar te Kupa e Botës, ku nesër do të përballet në gjysmëfinale ndaj Argjentinës. Por, menjëherë pas përfundimit të Botërorit, Kane duhet të vendosë njëherë e mirë për të ardhmen e tij.
Sipas Sky Sport Switzerland, sulmuesi anglez ka marrë një ofertë të pazakontë nga klubi saudit i Al-Hilal. Ende nuk ëprmendet shifrat specifike, por deri tani dihet se është një ofertë shumë joshëse nga ana ekonomike.
Klubi saudit ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të shqyrtuar një transferim të mundshëm. Deri tani nuk ka ende një përgjigje nga ana e sulmuesit anglez. Megjithatë, duket e vështirë që ai të largohet nga Bayern dhe nga Europa në këtë moment të karrierës.







