Shpërthen legjenda: Maradona-n nuk e respektoj dhe nuk e fal

16 Janar 2020
16:19
Denis Hakanaj
back button

Kanë kaluar më shumë se 30 vite, por goli i Diego Armando Maradona-s i kaluar në histori si Mano de Dios, në fitoren 2-1 të Argjentinës kundër Anglisë në Botërorin e 1986-ës, mbetet i paharrueshëm për shumë tifozë.

Akoma më shumë për atë që e ka pësuar. Portieri i Anglisë, Peter Shilton, është kthyer te flasë për atë moment në një intervistë të dhënë për The Guardian.  

“Maradona-n nuk e respektoj dhe nuk e fal”, ka thënë ish-portieri. “Si mund ta bëj? Jemi viktima të mashtrimit të tij Dora ime ishte me afër topit në krahasim me kokën e Diego-s. Kjo është arsyeja pse e preku me dorë!”.

“I ka mashtruar të gjithë. Më pas është mënyra si e pranoi atë që bëri. Dora e Zotit! Asnjë falje, asnjë pendim. Njerëzit ankohen tani për VAR-in, por besoj se ne do të na kishte bërë punë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit