Shpërthen Mourinho: Pse keni frikë të thoni të vërtetën, nga se keni frikë në këtë vend?

6 Janar 2025
8:57
Telesport
back button

Fenerbahce fitoi me 2-1 ndaj modestëve të Hatayspor në Superligën turke, duke mbrojtur vendin e dytë në renditje. Gjithsesi, skuadra që drejtohet nga trajneri Jose Mourinho qëndron 8 pikë pas Gallatasaraj, situatë që nuk ka kënaqur tifozët.

Më fund të ndeshjes, trajneri portugez ka shpërthyer sërish kundër mediave vendase që e pyetën për renditjen: “Pse keni frikë të thoni të vërtetën? Nga se keni frikë në këtë vend?“.

Referenca e trajnerit portugez duket se është te Gallatasaray dhe penalltitë që iu dhanë drejtuesve të Okan Buruk në fitoren 2-1 ndaj Goztepe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit