Shqipëria siguron një tjetër medalje, Abakarov në finalen e peshës 61kg në Europianin e mundjes

17 Shkurt 2024
17:07
Telesport
back button

Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov ka siguruar sot pasdite finalen e peshës 61kg, në Europianin e mundjes, turne që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë. Një paraqitje e shkëlqyer e mundësit 30-vjecar kuqezi, që i fitoi të gjitha duelet e zhvilluara deri më tani, duke prerë një biletë për finale, e cila do të zhvillohet të dielën në mbrëmje.

Zelimkhan, kampion bote dy vite më parë, ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë në këtë Europian, por ai do të synojë të artën në këtë turne. Përballë tij në finale do të jetë rusi Abasgadzhi Magomedov, por që garon si mundës neutral. Ai është mundësi i dytë shqiptar që del në finale e këtij turneu, pas Islam Dudaev (pesha 65kg), që garon sot për të artën.

Në sfidën e parë, Abakarov mposhti 9-0 rivalin armen Mezhlum Mezhlumyan, duke e dominuar sfidën. Në cerekfinale, mundësi kuqezi triumfoi 7-5 ndaj gjeorgjianit Shota Phartenadze, në një sfidë të vështirë. Gjysmëfinalja ishte më e lehtë për Abakarov, që mundi 11-0 gjermanin Niklas Stechele, duke siguruar kështu kualifikimin në finale, që zhvillohet pas 24 orësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit