Shtatë shitje për 96 milionë euro, Juventus gjen thesarin për dy yjet e rivalëve

7 Maj 2024
17:25
Denis Hakanaj
back button

Joshua Zirkzee dhe Teun Koopmeiners, respektivisht lojtarë të Bologna-s dhe Atalanta-s, janë dy objektivat e Juventus-it për merkaton e verës.

Megjithatë, për të bindur dy rivalët e Serisë A, bardhezinjtë do të duhet të shpenzojnë një shumë të rëndësishme.

Për këtë arsye Giuntoli po studion një plan për të siguruar një thesar të vogël nëpërmjet shitjeve.

Juventus ka marrë 8 milionë euro (plus 2 të mundshëm si bonus) nga shitja e De Winter te Genoa dhe mund të sakrifikojë në merkato dy talente të kalibrit të Huijsen dhe Soul, të cilët vlerësohen të dy rreth 30 milionë euro.

Në listën e lojtarëve që mund të largohen janë edhe Kaio Jorge (10 milionë), Barrenechea (8), Facundo Gonzalez (5) dhe Barbieri (3).

Duke planifikuar këto shtatë shitje, pas zyrtarizimit të shitjes së De Winter, Juventud do të arkëtonte pothuajse 100 milionë euro (96 më saktësisht): Shifër e rëndësishme për t’u hedhur në sulm për një goditje të dyfishtë të bujshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit