S’ka shpresë në Vlorë, premtimet mbesin ende në ajër

22 Prill 2019
17:12
Eraldo Harlicaj
back button

Nëse ka një ekip që duhet përgëzuar këtë sezon dhe t'i shtrohet tapeti i kuq është Flamurtari. Ekipi bregdetar ka arritur të marrë maksimumin deri tani me 1001 probleme. Pagesat nuk kanë qenë korrekte, ekipi është shkrirë, por puna ka vazhduar me më shumë ritëm. 

Trajneri Ilir Daja ka frymëzuar një ekip që nuk ka parë asnjë para prej më shumë se 4 muajsh, por vetëm premtime boshe. Bregdetarët janë momentalisht në vendin e tretë, në Europë, duke luftuar me Kukësin për vendin e dytë dhe nuk e dinë as nëse licencohen dot në Europa League. 

Administratori Sinan Idrizi ka deklaruar se futbollistët do të shlyhen javën e kaluar, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Të gjithë shpresojnë, por ende nuk ka asnjë shpresë në horizont. Pavarësisht kësaj, futbollistët po impenjohen maksimalisht dhe po sakrifikojnë për fanellën kuqezi. Situata financiare mbetet ende e rëndë, shumë e rëndë! 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit