“S’kam nevojë për mbrojtës tjetër, ai mund ta kryejë shumë mirë atë detyrë, kam besim”

2 Gusht 2024
8:35
Telesport
back button

Pas humbjes në miqësoren kundër Milan, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti iu rikthye nevojës për të kompletuar repartin e mbrojtjes. Italiani tha se nuk është i interesuar për afrime të tjera.

Ancelotti i jep besimin e tij Joan Martinez: “Ai ka gjithçka që i nevojitet një qendërmbrojtësi të Real Madrid. Është koha për t’i lënë të rinjtë të shijojnë momentin, unë kam besim tek ai”.

Vlerësimi për të dhe për të rinjtë e tjerë është pozitiv, pasi është një shans i madh për të luajtur këto lloj ndeshjesh. Ndaj Milan ishte ndeshja e parë e para-sezonit, ka shumë të rinj që do të mësojnë e rriten”, tha Ancelotti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit