Ekipi i Inter Miami, i drejtuar në fushë nga Lionel Messi, pësoi një humbje të rëndë 0-3 në derbin e Floridës ndaj Orlando City. Kampionit argjentinas nuk i pëlqyen disa vendime të gjyqtarit të ndeshjes.
“Një nga lojtarët e tyre ia kaloi topin portierit dhe arbitri më tha që nuk e dinte rregullin, se nuk i dukej i drejtë, se nuk e kuptonte. Portieri e ktheu mbrapsht dhe ata shënuan“, deklaroi Messi.
Ylli i skuadrës, së presidentit Beckham, u ankua për gjyqtarët në përgjithësi që gjykojnë në MLS: “Mendoj se është koha të flasim për nivelin e arbitrave në MLS. Niveli i shumë prej tyre lë për të dëshiruar”.







