Sommer: I vështirë rikthimi pasi humbëm finalen e Champions, me Chivu nis një kapitull i ri

21 Qershor 2025
8:34
Telesport
back button

Inter vijon rrugëtimin e tij në Botërorin për klube, ku do të përballet me Urawa Red Diamonds. “Rikthimi në fushë pas humbjes në Champions League ishte i vështirë, por tani duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Po stërvitemi mirë dhe duhet të fitojmë”.

Është ky komenti i portierit Yann Sommer, që përpiqet të karikojë skuadrën pas barazimit në debutim dhe në prag të ndeshjes së ardhshme. Ai foli për ambientimin me trajnerin e ri Chivu: “Me trajnerin e ri gjithçka po shkon mirë, do të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët”.

Kemi përballë një ekip të mirë, ata janë të organizuar taktikisht dhe do të duhet një ndeshje e madhe për të fituar. Inzaghi më bëri të rritem si lojtar, e falënderoj por ky është futbolli. Chivu është një trajner tjetër, shumë gjëra kanë ndryshuar: komunikimi është ndryshe, edhe në fushë duket dallimi”, tha Sommer.

Me mbrojtjen zonale ndryshon pak, por është diçka e re. Është gjithashtu mirë të ndryshosh diçka, bëhet një sfidë e re. Kur të fillojmë sezonin e ri do të jetë e rëndësishme të bëjmë një përgatitje të mirë. Do të duhet të jemi të fortë edhe në 20 minutat e fundit, është një nga objektivat tona”, tha Sommer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit