Sonte luhet për të shkruar historinë. Këta janë 11 “luftëtarët” e Kosovës ndaj Turqisë

31 Mars 2026
19:34
Telesport
back button

Kosova luan sonte ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj dhe të gjithë kombit shqiptar. Dardanët presin Turqinë në “Fadil Vokrri”, fituesi shkon në Kupën e Botës 2026.

Kosova nuk është kualifikuar asnjëherë në këtë kompeticion dhe sonte luan për historinë. Hera e fundit që Turqia ka qenë në Botëror ishte në vitin 2002, ku shkoi deri në gjysmëfinale.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda nuk ka bërë ndryshime të mëdha nga formacioni titullar i ndeshjeve të fundit, duke qëndruar besnik i ideve të tija. Edon Zhegrova gjendet sërish në stol.

KOSOVA XI: Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi

Lajme të tjera

Lajmet e fundit