Në përfundim të provës miqësore ndaj Turqisë, trajneri i Italisë komentoi atë që ndodhi ndaj skuadrës së Vincenzo Montella, në sallën e shtypit të “Dall’Ara”: “E prisja një ndeshje të tillë, punuam pak nga ana fizike dhe mendova se do të sforcoheshim pak. Ndoshta prisja pak më shumë cilësi në gjysmëfushën e kundërshtarit. Në fushë, pa atë cilësi, çdo gjë bëhet më e vështirë. Dhe kur ngec në mesfushën-sulmuese nuk je i zoti në krijimin e situatave të caktuara, bëhet më shumë një ndeshje përplasëse”.
Çfarë ju pëlqeu më shumë? Për çfarë mund të jeni optimist?
Mua nuk më bën një ndeshje pesimist apo optimist… Më bën optimist se i njoh në thellësi lojtarët që kam në dispozicion. Më pas, qartësisht duhet të bëjmë më shumë se çfarë bëmë sonte. Kjo ndeshje na ndihmon të rritemi më tej. Ne duhet të përmirësohemi në cilësi dhe intensitet, edhe nëse intensiteti është pasojë e cilësisë ndonjëherë, por topi duhet të menaxhohet mirë.
Pse nuk kishit cilësi të mjaftueshme? Cili është mendimi juaj për paraqitjen e Orsolini?
Ju mund të bëni më mirë në trafik, në mesfushën kundërshtare dhe në krahë. Janë këto gjëra që mund të bëjnë diferencën. Prisja më shumë për sa i përket cilësisë. Orsolini luajti një ndeshje të vështirë, por me siguri mund të bëjë më mirë.







