Spanja me surpriza, rikthehet sulmuesi pas 4 vitesh vuajtje; Isco grumbullohet

17 Maj 2019
11:44
Eraldo Harlicaj
back button

Spanja ka shpallur listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës kundër Ishujve Faraoe dhe Suedisë. Lojtarët që do të grumbullohen nuk u prezantuan nga trajneri Luis Enrique. Ky i fundit nuk i bashkohet ekipit që pas largimit nga Malta duke braktisur skuadrën e tij në prag të ndeshjes me ishullorët. Federata e Spanjës po mendon dhe për zëvendësuesin e tij, por deri sa ta gjejnë, ekipi iberik vjen me surpriza të bukura në listën e lojtarë. 

Spanja ka rikthime të rëndësishme, pasi Isco do të grumbullohet sërish. Emri surprizë është i Cazorlës. Sulmuesi rikthehet pas 4 vitesh dhe problemeve të shumta që ka kaluar me dëmtimet. Ndeshjen e fundit e ka luajtur në kualifikueset e "Euro 2016" ndaj Luxemburgut. Mikel Oyarzabal është emri që spikat sërish. Lojtari 21 vjeç i Sociedadit i ka bërë vend vetes në "Furinë e Kuqe". 

Lista e Spanjës: 

Portierë: De Gea, Pau López, Kepa

Mbrojtës: Sergi Roberto. Alba, Navas, Ramos, Iñigo Martínez, Diego Llorente, Hermoso, Carvajal dhe Gayá.

Mesfushorë: Rodri, Isco, Parejo, Asensio. Busquets, Fabián dhe Cazorla.

Sulmues: Rodrigo, Morata, Aspas dhe Oyarzabal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit