Specialisti i merkatos zbulon të ardhmen e Armando Broja, ja çfarë do të ndodhë këtë verë

8 Maj 2024
9:10
Telesport
back button

Gazetari i njohur i merkatos Fabrizio Romano, ka bërë me dije se sulmuesi shqiptar Armando Broja dhe Chelsea do të mbyllin një herë e mirë marrëdhënien mes tyre në fund të këtij sezoni.

Broja, 22 vjeç, është nën kontratë me blutë e Londrës deri në vitin 2028, por ajo do të mbyllet më shpejt. Pasi luajti në fazën e parë të këtij sezoni me Chelsea (19 ndeshje e dy gola), në janar Broja u huazua te Fulham (7 ndeshje).

Gjithsesi, pasi të përfundojë huazimi, më 30 qershor, Broja do të jetë sërish lojtar i Chelsea, por vetëm për pak kohë. Klubi londinez ka marrë vendimin për të lënë të lirë sulmuesi kuqezi.

Për Armando Broja ka patur mjaft kërkesa gjatë janarit, si nga Premier League ashtu dhe nga kampionate të tjera. Gjithsesi, Anglia mbetet përparësi për 22-vjeçarin shqiptar, që pritet të jetë edhe në Europian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit