Studenti është ekipi i fundit gjysmëfinalist në volejboll për meshkuj. Kryeqytetasit fituan 3-1 ndaj Teutës në sfidën e tretë para-play off (25-21, 18-25, 25-17, 25-20), duke avancuar më tej.
Ndeshja e luajtur në “Asllan Rusi” u komandua nga kryeqytetasit, që bënë një paraqitje më të mirë, duke ndalur aventurën e Teutës. Në gjysmëfinale, Studenti do të përballet me Partizanin.
Gjysmëfinalja tjetër për meshkuj është ajo mes Skënderbeut dhe Tiranës. Për femra, dy ndeshjet gjysmëfinale janë derbi Tirana-Partizani dhe sfida mes dy skuadrave juglindore Skënderbeu-Pogradeci.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Partizani – Studenti
Skënderbeu – Tirana
Gjysmëfinale-Femra
Skënderbeu – Pogradeci
Tirana – Partizani







