Sulmi i ëndrrave që Bayern Munich po mendon për sezonin e ardhshëm

23 Janar 2025
17:43
Telesport
back button

Bayern Munich është i vendosur të formojë një linjë sulmuese të klasit botëror për sezonin e ardhshëm, për të qenë një konkurrent i frikshëm për këdo ekip të madh në Europë, sepse në Bundesligë e ka të sigurt dominimin.

Me vazhdimësinë e garantuar të yjeve si Michael Olise, Jamal Musiala dhe Harry Kane, objektivi i skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany është i qartë: të dominojë Evropën me një sulm të paprecedentë. Për ta arritur këtë gjë, klubi bavarez ka si prioritet kryesor transferimin e Florian Wirtz në merkaton e verës.

Me ardhjen e Wirtz, merr zbatim të plotë ideja e Kompany për të përdorur sistemin 4-2-3-1. Harry Kane do të mbetej si pika qendrore në qendër të sulmit, ndërsa Musiala do të merrte krahun e majtë, Olise do të ishte në krye të krahut të djathtë dhe Wirtz do të merrte rolin e një mesfushori sulmues, që i mungon aktualisht Bayern-it.

Kjo katërshe e mundshme sulmuese jo vetëm që premton spektakël, por synon gjithashtu të pozicionohet mbi sulmet e tjera, si ai i Real Madrid-it, Barcelonës, Manchester City-t etj. Vlen për t’u përmendur që Bayern nuk po mendon vetëm për të forcuar sulmin, por po punon për të siguruar edhe vazhdimësinë e shtyllave kryesore si Joshua Kimmich dhe Alphonso Davies, duke forcuar si mesfushën ashtu edhe mbrojtjen.

Kanadezi ka pranuar rinovimin, ndërsa ende nuk ka lajme të reja për Kimmich, për të cilin ka interes nga Liverpool dhe Barcelona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit