Sunderland është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Regis Le Bris ndali së fundmi Arsenalin dhe renditet në vendin e katërt momentalisht në Premier League.
Klubi anglez ishte shumë aktiv gjatë merkatos së fundit dhe mesa duket do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në afatin e ardhshëm të merkatos. Mediet angleze raportojnë se objektivi i madh i Sunderland është Fermin Lopez.
Sunderland e sheh Lopez si përforcimin ideal gjatë merkatos së janarit për të arritur objektivin historik që është kualifikimi për në Champions League. Për të arritur këtë objektiv, Sunderland është gati të paguajë 80 milionë euro në arkën e Barcelonës.
Deri tani, Barcelona ende nuk i ka kthyer një përgjigje përfundimtare propozimit të ardhur nga Sunderland. Nuk është hera e parë që klubet angleze kërkojnë Fermin Lopez. Në verë, Chelsea interesohej për yllin e Barcelonës, por oferta e “Bluve” ishte tejet e ulët nga ajo që prisnin katalanasit.







